“Theranda mbi të gjitha”, cilat ishin premtimet e Bali Muharremaj dhe sa u realizuan ato

15.08.2021

Një fletushkë prej 20 faqesh me mbishkrimin “Theranda mbi të gjitha” ishte shprëndarë te qytetarët e Suharekës në tetor të vitit 2017 si përmbledhje e programit qeverisës për mandatin katërvjeçar të kandidatit asokohe të AAK-së, Bali Muharremaj, tani kryetar komune. I përbërë nga dhjetë shtylla kryesore ky program synonte transformimin e komunës në një institucion […]

“Theranda mbi të gjitha”, cilat ishin premtimet e Bali Muharremaj dhe sa u realizuan ato Foto: Ilustrim

Një fletushkë prej 20 faqesh me mbishkrimin “Theranda mbi të gjitha” ishte shprëndarë te qytetarët e Suharekës në tetor të vitit 2017 si përmbledhje e programit qeverisës për mandatin katërvjeçar të kandidatit asokohe të AAK-së, Bali Muharremaj, tani kryetar komune.

I përbërë nga dhjetë shtylla kryesore ky program synonte transformimin e komunës në një institucion relevant me një administrate e cila do të zhvillonte arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik, shërbimet publike, ambientin, kulturën, rininë, sportin, diasporën etj.

Prej secilës shtyllë gjatë mandatit të tij katërvjeçar Muharremaj ka realizuar, dhe në disa raste edhe ka tejkaluar premtimet e prezantuara në programin qeverisës, me theks të veçantë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, sport.

Mirëpo ka edhe pika për të cilat edhe pse janë hartuar plane punuese ende nuk kanë gjetur realizim.

1. Administrata

Efikase, korrekte me trajtim të barabartë për qytetarët

Administrata Publike është motori i mbarëvajtjes së proceseve dhe sigurimit të lëvizjes përpara, prandaj dhe prioritet ndër prioritete për kryetarin e ardhshëm do të jetë, ngritje të një administrate shumë efikase në shërbim të përhershëm, të shpejtë pa burokraci dhe me kulturë, për banorët e komunës sonë dhe asnjëherë nuk do të ndodhë e kundërta e kësaj që po paraqesim.

Shërbemi për të gjithë qytetarët e komunës sonë, do të jetë efikase, i lehtë, i shpejtë, informues, transparent, qasje në kohë reale; të gjitha këto të mundësuara nga realizimi ynë tërësor i dixhitalizimit të administratës.

Punonjësit administrativë do të jenë të trajnuar, të disiplinuar me kulturë, por dhe të stimuluar dhe të graduar dhe me shpërblimeve periodike për punëtorët e dalluar, në përputhje me ligjin dhe kontratën kolektive – me mundësinë për zbatimin e saj, të mbulimit të shujtës dhe transportit.

Një administratë bashkëkohore, ku shërbyesi civil do të këtë mirëqenie dhe do t’i gëzohet shërbimit të dhënë por dhe qytetarë do të marrë shërbimin e merituar në mënyrë të privilegjuar.

Një administratë komunale pro aktive që ka veprime e projekte konkrete dhe e cila u përgjigjet kërkesave reale që kanë qytetarët, bizneset, arsimi shëndetësia etj.

Një administratë e cila është e mirinformuar me ligjet e Republikës së Kosovës për komunat dhe që i zbaton ato në tërësi me trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

2. Arsimi

Qeverisja jonë në fushën e arsimit do te ketë rezultate të prekshme në zgjidhjen e problemeve të akumuluara prej kohësh në arsim dhe krijimin e sistemit të mirëfilltë të institucioneve shkollore, ku fëmijët në çerdhe, kopshte apo shkolla, do të ndjehen si në shtëpitë e tyre, duke qenë të qetë dhe të sigurt, edhe prindërit, për fëmijët e tyre.

Për nxënësit dhe fëmijët që vijojnë shkollat dhe çerdhet, do të përkushtohemi për të krijuar mjedise të sigurt. Prandaj qysh në ditët e para të qeverisjes sonë do të marrim masa për shenjat e trafikut në rrugë, me kontrolle të rrepta nga organi përkatës në trafik, sidomos në pjesë rruge të rrezikshme, me të gjitha elementet e tjera të sigurisë për çdo institucion arsimor në komunën tonë. Për ne është mbi të gjitha jeta e fëmijës, e njerëzve tanë.

Ndërhyrja në çdo çerdhe, kopsht apo shkolla dhe në ambiente e jashtme, duke i rinovuar për t’i sjellë në gjendje që të rikrijohet mjedis i këndshëm, tërheqës, të sigurtë për fëmijët, për prindërit dhe familjen e fëmijëve. Instalimi i një sistemi me kujdes shëndetësor dhe social në shkolla është ndër prioritetet dhe me urgjencë që do të ofrojë qeverisja jonë. Fëmijët do të kenë vizita të rregullta nga mjekë familjarë dhe dentistë të qendrës së mjekësisë familjare, të cilët do ta përcjell gjendjen dentale, shëndetin fizike në përgjithësi, duke i këshilluar e sugjeruar fëmijët dhe prindërit e tyre për ushqimin etj.

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të pajisen me materiale të reja didaktike dhe ndihmëse, për zhvillimin me cilësi të mësimit. Shkollat e mesme si p.sh. gjimnazi, do të pajiset me kabinete të reja për lëndët e kimisë, fizikës, biologjisë dhe të gjuhëve të huaja.

Për shkollën e mesme profesionale në Shirokë me mjete e vegla për pune, për realizimin e mësimit praktik. Projekt kyç i qeverisjes sonë do të jetë dhe dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve administrative në shkollat tona. Ky projekt do të arrij një komunikim të fuqishëm ndërmjet administratës shkollore dhe drejtorisë për arsim.

Projekti do të përmbush kërkesat dhe nevojat shkollore në financa dhe shërbime të ndryshme imediate. Sfidë serioze për komunën tonë është përmirësimi i infrastrukturës në sistemin e arsimit tonë.

Përkundër ndërtimit të objekteve shkollore, në mandatin tonë do të ndërtojmë së paku edhe dy shkolla të reja. Ndërtimi i së paku dy çerdheve të reja gjithashtu është përfshirë në programin tonë.

Me një program të veçantë drejtoria e arsimit në Therandë, me përkrahjen direkt të kryetarit, do të përfshijë, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, fëmijëve me probleme në mësim nxënie, aktivitete të ndryshme psike- sociale si dhe trajtim serioz të rasteve individuale me sjellje agresive ndaj ambientit shkollor.

Programi synon të ndihmojë edhe mësimdhënësit që janë para pensionit dhe që kanë probleme shëndetësore, duke u krijuar asistencë në klasë.

Programi do të përfshijë dhe gjeneratat e reja të psikologëve, në ato shkolla ku ka mbi 1000 nxënës. Kjo deri sot nuk është përfshirë në asnjë program qeveritar.

3. Shëndetësia

Programi ynë katërvjeçarë do të përmirësojë dukshëm shërbimet mjekësore, për të gjithë qytetarët e Therandës. Programi fokusohet në konsolidimin e rrjetit ekzistues të institucioneve shëndetësore dhe riorganizimin e tij.

Kjo do të realizohet nga organizimi, menaxhimi dhe udhëheqja e përkushtuar dhe me kompetencë, nga qendra kryesore e mjekësisë familjare.

QKMF në Therandë do të përkrahet dhe do të mbështetet fuqishëm në të gjitha drejtimet, me staf shtesë, me pajisje mjekësorë të reja (aparatura), me bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare; shembull bashkëpunimi me Organizaten Kosovo Hope.

Qendra e Urgjencës do të përkrahet fuqishëm me aparatura dhe me trajnime specifike për stafin e urgjencës. Gjatë periudhave të ngarkuara të punës, do të punojnë deri në tri ekipe të urgjencës.

Mjekësia familjare do të ketë përkrahje të veçantë; do të krijojmë mundësinë për rritjen e konceptit të punës; mjekun familjar, kartela personale shëndetësore etj.

Të gjitha ambulancat në fshatra, do të bëhen funksionale.

Në fshatra të mëdha siç janë: Mushtishti, Studençani, Duhla, do të punohet me dy ndërrime .

Për fshatrat siç janë Mushtishti, Studençani, Duhëla etj. do të pajisen me laboratorët bartës, për analizat bazike, duke i kryer ato në familje.

Numri prej 40 të punësuarit e rinj, do te inkuadrohen në punë, për të kryer këto shërbime shtesë që i kemi planifikuar.

Programi Social dhe shëndetësorë do të rikthehet me shërbimet në familje, për persona të sëmurë, të moshuar dhe të vetmuar, duke u dhënë përkrahje të nevojshme.

Personat me nevoja të veçanta, do të kenë një trajtim të veçantë social dhe shëndetësorë në familje.

Ekipet mobile (lëvizëse) të stafit shëndetësorë, do të jenë në shërbim të përhershëm për qytetarët e komunës së Therandës. Do të ofrojmë mbështetje shëndetësore në shtëpi, për rastet me sëmundje të rënda.

Do të bëjmë funksionalizimin e të gjitha punkteve shëndetësore në rajonin e komunës sonë. Nuk do të lejojmë që objektet e ndërtuara shëndetësore, të mbesin të mbyllura.

Përpjekjet do të rriten që çdo person i diplomuar në mjekësi, do t’u sigurohet vendi i punës, brenda territorit tonë.

Në fokusin katërvjeçar është dhe programi për rindërtimin dhe funksionalizimi e shtëpisë për të moshuar në Gjinoc.

Hapi i parë do të jete ri sistemimi i dokumentacionit dhe kontratave me organizatën qe e posedon aktualisht qendrën dhe bartja e këtij projekti për diskutim në Asamblenë Komunale.

Asambleja komunale shpresojmë do të nxjerr një vendim për funksionalizimin e këtij projekti. Mendojmë të arrijmë ndarjen e fondeve nga asambleja për rindërtim dhe funksionalizim.

Projekti synon të arrij sistemimin e të moshuarve me qëndrim ditor apo edhe të përhershëm për personat pa përkujdesje familjare.

Në këtë mandat, në bashkëpunim të ngushtë me qendrën për punë sociale në Therandë, do të startojmë dhe me një program për mbështetje të rasteve sociale dhe trajtimin me përparësi të fenomenit të dhunës në familje.

Do të krijojmë ekipe mobile – lëvizëse të psikologëve dhe punëtoreve tjerë social, për t’i identifikuar dhe për t’i mbështetur rastet e rënda sociale në territorin e komunës sonë. Këto ekipe do të punojnë fuqishëm me viktimat potenciale të dhunës në familje, me viktimat potenciale për abuzim seksual, me fëmijët e braktisur etj.

Nëpërmjet këtij programi dhe programeve të tilla të ngjashme, do ta pengojmë sa të jetë e mundur, dhunën në familje, kurse femra dhe fëmijët do të kenë mbështetje institucionale.

4. Zhvillimi ekonomik

Nga karrigeje shkollore, në punë

Theranda është cilësuar si mundësi potenciale e modelit të zhvillimit ekonomik lokal. Ndërmarrësia therandase është e mirënjohur dhe e debatuar si përvojë e mirë për vende të tjera.

Krijimi i kushteve për të bërë biznes, ambient biznesor, ndërmarrësia, përkushtimi i qeverisë lokale për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës, janë pikat kyçe të programit tonë qeverisës.

Bizneset ekzistuese në Therandë, janë eksportues të mirë, duke qenë rezultat në vete. Nevojat e biznesit për zgjerim dhe rritje, janë qëllim i qeverisjes në vitet e ardhshme. Infrastruktura, vendi për investim, objektet, shërbimet, lehtësime administrative, janë obligimi ynë.

Qeveria komunale nuk do të ndalet së investuari në kompletimin e infrastrukturës së nevojshme të zonës industriale ekzistuese.

Në këtë zonë duhet të ketë rrugë dhe rrugica cilësore.

Synojmë të gjejmë zgjidhje për inkuadrimin e kësaj zone në autostradën ekzistuese.

Furnizimi me ujë, energji elektrike dhe shërbime të tjera publike, do të arrihen në një partneritet të ngushtë publiko-privat.

Funksionalizimi plotë i zonës agrare- ekonomike në Samadraxhë, do të jetë një ndër prioritetet me zhvillim afatgjatë ekonomik.

Zona ka ende nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë, deri në plotësimin e nevojave të plota për këtë zonë.

Ndërkohë që një promovim më i gjerë i kësaj zone, si mundësi për zhvillimin e biznesit bujqësor, do të jetë në fokusin tonë në këtë program.

Qeveria jonë komunale do të angazhojë ekspertë për ngritjen e një zone të interesit të veçantë ekonomik në hapësirat e Fshatit Duhël.

Kjo zonë do të krijojë mundësi për zhvillimin e biznesit në këtë hapësirë.

Qeverisja jonë lokale do të përpiqet maksimalisht, për përzgjedhjen e profileve profesionale, në përputhje me kërkesat e tregut të punës në komunën tonë, e lidhur ngushtësisht dhe në bashkëpunimi meuniversitetet në Republikën e Kosovës.

5. Bujqësia

“Theranda mbi të gjitha: përmes programeve dhe veprimeve, do ta përkrahë bujqësinë.

Baza e programit në përkrahje të agrobiznesit do të jenë të arriturat dhe përvoja në bujqësi në periudhën e qeverisjes së Aleancës, gjatë viteve 2009 – 2013. Gjithashtu do të përkrah ndërtimin e bazës për krijimin e ODËS SË BUJQËSISË SË SUHAREKËS dhe organeve e strukturave përcjellëse të saj,

me objektivin e veçantë –konsolidimin dhe fuqizimin e ekonomive dhe bizneseve ekzistuese familjare në bujqësi.

Do të vazhdojë t’i stimulojë dhe përkrah, drejtpërdrejt bujqit që kultivojnë kultura bujqësore tradicionale, tashmë të identifikuar mbi 2 000 të tillë, përmes subvencioneve dhe grandeve si dhe nxitja dhe shtimi i bujqve të rinj , për prodhimtari dhe përpunim të produkteve bujqësore.

Ngritja dhe fuqizimi i organizmave publike dhe private janë:

  1. AGJENSIONI PËR PËRKRAHJEN E BIZNESEVE (me theks të veçantë në agrobiznes)

2. FORUMI I PËRHERSHËM I BUJQËSISË SË SUHAREKËS

3. FONDI PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË

4.  MINI BANKA AGRARE “Mbështetja e Bujqësisë”

Bujqësia konsiderohet sektor strategjik i shtytjes së zhvillimit të përgjithshëm të komunës sonë.

Përmes programit komunal nuk do të kërkojmë vetëm investime në këtë sektor, por do të ndryshojmë edhe qasjen e deritanishme të administratës kundrejt bujkut.

Raporti institucional nuk do të jetë sipërfaqësor, siç ishte deri më tani, por ai do të ndryshojë esencialisht, në ngritjen e një programi zhvillimor afatgjatë për bujkun tonë.

Komuna do ta rrisë buxhetin ekzistues dhe do të bëjë përpjekje maksimale të gjejë edhe fonde shtesë për zhvillimin e bujqësisë në këto pika:

Mbështetja në sigurimin e ujitjes, infrastrukturës rrugore të fermave, modernizimit e serave.

·Mbështetja në teknologji të reja për përpunimin e produkteve bujqësore (bodrume, konservime të frutave, përpunimit të frutave, mishtoreve) etj.

·Mbështetja në krijimin e mini fermave, përmes fuqizimit të grave fermerë, të rinjve dhe ndërmarrëseve fillestarë.

·Hapja e rrugëve fushore

·Ngritja e nivelit të bashkëpunimit me ndërmarrjet e mëdha bujqësore.

·Mbështetje në modernizimin e marketingut të prodhimeve bujqësore (paketime, me etiketë, mbrendime), duke e lidhur me tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Ndërrimi të tregut të fermerëve në qendër të mbështetjeve të fermerëve.

6. Turizmi

Theranda ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit. “Theranda mbi të gjitha”, synon të arrij një strategjie të zhvillimit të turizmit, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me mbështetjen e biznesit, shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit, me qëllim zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm.

Si aktivitete të menjëhershme fillohet me krijimin i shtigjeve turistike të ecjes dhe rekreacionit, përgjatë parkut të Rusenicës, parkut të Sharrit, bjeshkëve të Mushtishtit, stanet e Mushtishtit, etj.

Në një partneritet me shkollat dhe shoqërinë civile, mund të realizohen fushata vetëdijesimi, duke krijuar kampingje për të rinj me qëllim të identifikimit të trashëgimisë natyrore dhe historike.

Projekt në vete mund të jetë dhe hartimi i guidës turistike, me përfshirjen e të gjitha atraksioneve kulturore, të trashëgimisë natyrore, historike e kulturore. Të tjera aktivitete në zhvillim të këtij sektori, mund të jenë dhe aksione marshimi dhe gara në ecje e aktivitetet tjera me qëllim të tërheqjes së turistëve.

7. Mërgata

Mërgata do të trajtohet me prioritet, pasi është pjesë e pandarë e vendit dhe partner strategjik.

Një e treta e qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në vendet e zhvilluara evropiane dhe jashtë kontinentit tonë, vazhdojnë t’i japin ndihmë shumë të rëndësishme ekonomisë në komunën tonë.

Kështu muajt korrik, gusht dhe në fund të vitit, konsiderohen të jenë jetike për zhvillimin e shumë bizneseve të komunës sonë.

Pas ardhjen së familjarëve tanë nga jashtë, me të drejtë thuhet se rritet shumë edhe jeta për zhvillimin e biznesit therandas.

Programi ynë qeverisës parasheh ngritjen e një shërbimi të veçanta për mërgatën si: në informim, konsultim për probleme dokumentesh personale dhe për aktivitet biznesi etj., çështje këto të lidhura me shërbimet administrative.

Krijimi i sektori të veçantë për zhvillimin ekonomik, do t’u ndihmojë bashkatdhetarët për investime duke i orientuar në fusha të duhura ekonomike, me qëllimin e përbashkët të zhvillimit të komunës sonë.

8. Infrastruktura dhe shërbimet publike

Gjatë katër vjetëve të ardhshme, ne synojmë t’i realizojmë shumë projekte në infrastrukturën e komunës sonë.

Kështu, për t’i lehtësuar lëvizjet nëpërmjet qytetit të Therandës, programi ynë ka paraparë ndërtimin e dy unazave rrugore.

Pjesa e parë do të synojë të realizohet nga zona industriale në Shirokë me mundësi inkuadrimi në pjesën e epërme të Therandës apo në autostradën ekzistuese.

Pjesa e dytë do të realizohet, përgjatë ish Damperit, duke vazhduar në pjesën e epërme të Therandës.

Dy këto rrugë janë arterie po aq jetike që do të lehtësojnë transportin e mallrave dhe njerëzve dhe do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.

Theranda si një qytet bashkëkohor në ngritje, ka merituar të ketë sheshe të reja, rrugica, shtigje për çiklistë ecje etj.

Qeverisja jonë do ta përpiqet t’i shtrojë të gjitha rrugët dhe rrugicat, në të gjithë territorin e komunës, deri sa ti përfundojë të gjitha.

Do t’i ndihmojmë trafikut urban, duke ndërtuar edhe nënstacione për autobusë.

Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet edhe lëvizjes së qytetarëve me investimet në trotuare dhe shtigje të ecjes.

Me qenë se ende ekziston problemi i furnizimit me ujë të pijes, qeveria jonë , do ta ketë ndër çështje shumë të rëndësishme, për zgjidhjen e këtij problemi.

Në partneritet me hidroregjionin do të realizohen edhe shumë projekte të përbashkëta, deri në arritje e plotë të furnizimit me ujë në tërë territorin e komunës.

Si një projekt emergjent, do të jetë ndërtimi i basenit akumulues në Biraq për furnizimin e qendrës dhe lagjes Xhavit Syla.

Ndërhyrje të domosdoshme do të bëhen edhe në rrjetin e kanalizimeve, për ta kompletuar infrastrukturën në këtë lëmi.

Programi ynë parasheh trajtimin e ujërave të zeza në komunën tonë.

Sipas një studimi që është bërë më herët, kompletimi i trajtimit të ujërave të zeza për tërë territorin, del të jetë i madh dhe i kushtueshëm.

Përpjekje maksimale do të bëhen për arritjen e një projekti madhor me përkrahje nga qeveria qendrore,

me qëllim të ngritjes së infrastrukturës adekuate dhe hapjes së një ndërmarrjeje publike komunale, e cila do t’i menaxhonte ujërat e zeza.

Kjo ndërmarrje do të sigurojë dhe vende të reja të punës dhe do të mund të fillojë edhe prodhimin e plehrave artificial.

9. Mbrojtja e mjedisit

Misioni:

Zhvillimi i planifikuar, i balancuar, kompakt dhe i qëndrueshëm, me një mjedis të shëndoshë dhe të pasur me trashëgimi natyrore dhe kulturore.

Qëllimi

Zhvillim kompakt dhe i qëndrueshëm hapsinor, në mjedis të gjelbëruar natyror, duke i mbrojtur resurset – trashëgiminë natyrore dhe kulturore të komunës,

Ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës të integruar dhe me shërbime efikase për qytetarët.

Zhvillimi i turizëmit shëndetësor, rekreativ dhe kulturor, duke mbrojtur trashëgiminë natyrore, kulturore e historike. Efiçient në shfrytëzimin e energjisë.

Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit, resurseve natyrore dhe kulturore, (parandalim i ndotjeve me inspektim të rreptë dhe shtesë).

Menaxhimin e mbeturinave.

Strategjia për menaxhimin e mbeturinave 2018-2021

Objektivi kryesor i strategjisë është krijimi i një kornize masash, konform planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, Theranda do ta zvogëloj sasinë e mbeturinave që aktualisht krijohen dhe do të ngrisë sistemin e qëndrueshem për menaxhimin e mbeturinave, në harmoni me legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave dhe mundësitë ekonomike duke u fokusuar në:

Zvogëlimin e krijimit të sasisë së mbeturinave në burim si dhe zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që duhet të deponohen.

Zhvillimin e infrastrukturës për ngritjen e sistemit të integruar në menaxhimin e mbeturinave, duke krijuar kushtet për një funksionim efektiv të sistemit.

Ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimi i shërbimit të mbeturinave. Zvogëlimin e rrezikut nga mbeturinat dhe kontributin për rritjen e punësimit në vend.

Mbeturinat ndërtimore dhe demolimet: Mbetjet nga materialet ndërtimore dhe demolimet, për shkak të mungesës së deponisë së inerteve në komunë, janë hedhur në vende joadekuate duke e dëmtuar rënd mjedisin dhe prishur estetikën.

Sa i përket deponisë së inerteve, komuna e Suharekës ka marrë vendim për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore, mirëpo, për shkak të mbylljes së rruges, deponia është jo funksionale.

Deponia ndodhet në kuadër të zonës industriale në Suharekë, duke poseduar sipërfaqen prej 39.156 m2 dhe është në pronësi të komunës.

Çështja e manxhimit të kësaj deponie do te rregullohet me një akt të veçantë ligjor.

Mbeturinat medicinale (spitalore): Trajtimi i mbeturinave spitalore rregullohet me aktet normative ligjore në fuqi. Mbeturinat nga mbetjet shtazore: Rregullohet me akte të tjera ligjore në fuqi.

Programi synon të hap 69 vende të reja të punës dhe ka një buxhet prej 160 mijë eurove.

Përpjekjet maksimale do të bëhen për zgjerimin e këtij programi, në partneritet me ministrinë e mjedisit.

10. Kultura, rinia dhe sporti

Kultura

Në fokus të veçantë me qëllim të zhvillimit afatgjatë të kulturës, do të jetë finalizimi i ndërtimit të qendrës së kulturës, e cila do ta përmbyllë kompleksin kulturor, që përfshinë bibliotekën, muzeun dhe qendrën e rinisë.

Ndërkohë që vëmendje do t’i kushtohet ngritjes së një ekspozite të përhershme, për trashëgimi historike në kuadër të muzeut edukativ.

Ndërkohë që biblioteka, do të ketë një program të veçantë për pasurimin me tituj të rinj dhe oferta të reja në fushën e muzikës, artit, filmit dhe arkivit.

Do të ketë përkrahje të vazhdueshme të projekteve për teatrin, filmin, muzikën dhe artet tjera, duke rritur bashkëpunimin me përgjegjësit e zhvillimit te këtyre fushave në kuadër te shoqërisë civile si dhe ngritjen e nivelit të organizimeve kulturore me traditë.

Nuk do të mungojnë dhe financimet e projekteve në lëmin e trashëgimisë kulturore – të restaurimeve të objekteve me vlerë historike.

Rinia

Ngritje të bashkëpunimit dhe përkrahjes, për organizatat e rinisë dhe të qendrës së rinisë.

Mbështetje permanente, aktivitetit rinor dhe organizatave rinore, që trajtojnë fusha tematike si: arsimi për të rinj, punësimi i të rinjve, shëndetësia dhe edukimi shëndetësor etj.

Përkrahje të vazhdueshme të aktiviteteve në punësimin e të rinjve si: aftësime praktike në ndërmarrje publike dhe private, informimi më i mirë për vende të reja të punës, ngritja e bashkëpunimit me qendrën e biznesit si ndërmjetësues, në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Mbështetje këshillit të veprimit rinor lokal dhe planit të veprimit për rini në Therandë.

Ngritje të cilësisë së organizimeve për të rinj, qofshin ata në lëmin e muzikës si edhe për vetëdijesimin e tyre.

Sporti

Ngritje dhe ndërtim te vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në qytet dhe rrethinë.

Përfundimi i stadiumit ekzistues të qytet si dhe gjetjen e mundësisë së ndërtimit të një stadiumi komunal me standarde ndërkombëtare.

Ndërtim të sallave të edukatës fizike dhe poligoneve sportive për shkolla.

Për sporte luftarake si karate, mundje apo taekëwandoo, ping – pong, ndërtim të infrastrukturës adekuate për zhvillimin e këtyre sporteve, nga klubet përkatëse. Ndërtim të shtigjeve për ecjes dhe atletikës.

Rritje të perkrahjes për klubet sportive ekzistuese si bartës dhe promoves të rëndësishëm, të sportit të Therandës. Ngritje të seksioneve sportive shkollore dhe përkrahje te vazhdueshme pedagogëve sportivë shkollorë.

Mbështetje organizative në gara të sporteve të ndryshme, shkëmbime ndërkombëtare në sport, ngritje të kapaciteteve të trajnerëve dhe pedagogëve sportivë.

Promovimi dhe stimulimi i vazhdueshëm i sporteve, që nuk janë ende të zhvillim në komunën tone.

Aleanca-Programi_watermark-1