Testi i Arritshmërisë në Komunën e Suharekës, Bajselmani: Janë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të realizohet sipas standardeve

27.05.2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta të premten (më 28 maj) do të mbajnë Testin e Arritshmërisë. Edhe në Komunën e Suharekës pritet të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një […]

Testi i Arritshmërisë në Komunën e Suharekës, Bajselmani: Janë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të realizohet sipas standardeve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta të premten (më 28 maj) do të mbajnë Testin e Arritshmërisë.

Edhe në Komunën e Suharekës pritet të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë.

Bajselmani ka theksuar se në këtë komunë janë 5 qendra, ku do të mbahet ky test.

Drejtori i DKA-së ka theksuar se organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, Bajselmani ka shtuar se për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar edhe administratorë.

Për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës./SuharekaOnline/

Etiketat