Të hyrat vetanake në Suharekë gjatë majit, mbi 22 mijë € vetëm nga taksat për biznese

25.06.2021

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Të hyrat vetanake në Suharekë gjatë majit, mbi 22 mijë € vetëm nga taksat për biznese Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit mujor të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron se këto të hyra kanë shënuar rënie në muajin maj në krahasim me muajin prill të këtij viti.

Kësisoj shuma totale e të hyrave kap vlerën 176,318.30 euro ku më së shumti të hyra janë inkasuar nga tatimi në pronë, gjithsej 98,316.30 euro.

MuajiTotal të hyra
Janar 2021156,789.60 euro
Shkurt 2021104,337.36 euro
Mars 2021124,704.14 euro
Prill 2021177,522.68 euro
Maj 2021176,318.30 euro

Kujtojmë se edhe i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë të ditur se ka rënie në të hyrat vetanake si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.

MuajiGjithsej
pranimet
Tatimi

pronë
Taksa për
Leje
Ndërtimi
Taksa për shfrytëzim të
hapësirave publike
(Qeraja e lokaleve dhe
shfrytezimi i prones publike)
Taksa për bizneseTaksa për
çertifikata
dhe dokumente
Gjoba në trafik dhe nga
Gjykata
DonacioneTaksa
për automjete
Taksa për
gjeodezi
dhe
kadaster
Participim
në Shëndetësi
(QKMF dhe
Dep i Shëndetësisë)
Participim

Arsim
(përfshirë
SHMT
“Skënder Luarasi”
Të hyra tjera
(Licensë, Pëlqim sanitar, Kulturë, QPS, Bujqësi)
Maj 2021176,318.30€98,316.58€1,166.67€12,293.00€22,708.50€4,183.50€6,930.00€217,309.00€10,300.00€8,703.50€5,533.50€3,297.05€9,816.00€