Suharekë, kërkoi rinumërim në disa vendvotime, PZAP ia refuzon ankesën kandidates së PDK-së për asamble

08.11.2021

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Suharekës ka dalur fituese Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 12 ulëse në Asamblenë Komunale. 24 orë pas shpalljes së rezultateve, kandidatët për kuvende komunale kanë pasur mundësi të parashtrojnë ankesa rreth procesit zgjedhor. Një ankesë të tillë e ka bërë edhe kandidatja për asamble […]

Suharekë, kërkoi rinumërim në disa vendvotime, PZAP ia refuzon ankesën kandidates së PDK-së për asamble Foto: Ilustrim

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Suharekës ka dalur fituese Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 12 ulëse në Asamblenë Komunale.

24 orë pas shpalljes së rezultateve, kandidatët për kuvende komunale kanë pasur mundësi të parashtrojnë ankesa rreth procesit zgjedhor.

Një ankesë të tillë e ka bërë edhe kandidatja për asamble komunale në Suharekë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sheqerije Zyrapi.

Në ankesën e bërë nga Zyrapi e pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) thuhet se e njëjta dyshon se nuk është bërë saktë numërimi i votave të saj në disa qendra votimit prandaj ka kërkuar rinumërimin e votave në vendvotimet 2417A/01R, 2417A/02R, 2417A/04R, 2421A/01R, 241A/02R, 2417A/03R, 2417A/05R, 2414A/03R.

PZAP-i pas praimit të apelit ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar.

“Refuzohet i pabazuar apeli Anr1061/2021 i datës 04.11.2021, paraqitur nga kandidatja për anëtare të Kuvendit Komunal në Komunën e Suharekës, Sheqerije Zyrapo nga Subjekti Politike Partia Demokratike e Kosovës, me seli në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Anr.1061-Vendim