Suharekë, vazhdon të rritet numri i veteranëve që marrin pagë nga shteti!

11.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar 2023. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit janar 2023 nga skema e pesnioneve për […]

Suharekë, vazhdon të rritet numri i veteranëve që marrin pagë nga shteti! Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar 2023.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit janar 2023 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 631 persona, raporton SuharekaOnline.

Duke krahasuar këtë numër me atë të muajit janar 2022 rezulton se ky numër është rritur. Poashtu gjatë tërë vitit 2022 numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftqs është rritur.

MuajiNr. i përfituesve nga skema e pensioneve të veteranëve në Komunën e Suharekës 2022Nr. i përfituesve nga skema e pensioneve të veteranëve në Komunën e Suharekës 2023
Janar1.6251.631
Burimi: ASK