Suharekë, shënon rritje numri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të cilët përfitojnë nga shteti

04.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2023, në Kosovë janë […]

Suharekë, shënon rritje numri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të cilët përfitojnë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2023, në Kosovë janë regjistruar 13.048 familje të cilat kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në tërë Kosovën
Janar, 202313.052
Shkurt, 202313.048
Burimi:ASK

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës përfitues nga kjo skemë për muajin shkurt 2023 janë regjistruar 545 familje, numër ky më i madh se në muajin janar të po të njëjtit vit.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Komunën e Suharekës
Janar, 2023544
Shkurt, 2023545
Burimi: ASK

Rikujtojmë se në janar të vitit 2022, në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 561 familje të cilat kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, numër ky i cili nga muaji në muaj ka shënuar rënie.