Suharekë, rritet numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin asistencë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline. Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline.
Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë regjistruar gjithsej 19.419 persona të kësaj kategorie.
Ndërsa, duke analizuar këto të dhëna bëhet e ditur se nga kjo skemë në Komunën e Suharekës në muajin dhjetor, 2022, kanë përituar 654 persona me aftësi të kufizuara.
Duke analizuar edhe më thellë të dhënat dhe duke krahasuar me muajt e kaluar të vitit paraprak rezulton se numri i personave të kësaj kategorie në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.
| Muaji | Numri i përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës. |
| Janar, 2022 | 606 |
| Shkurt, 2022 | 606 |
| Mars, 2022 | 596 |
| Prill, 2022 | 632 |
| Maj, 2022 | 631 |
| Qershor, 2022 | 633 |
| Korrik, 2022 | 635 |
| Gusht, 2022 | 644 |
| Shtator, 2022 | 631 |
| Tetor, 2022 | 636 |
| Nëntor, 2022 | 649 |
| Dhjetor, 2022 | 654 |