Suharekë, në prill rriten të hyrat vetanake në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti

14.05.2021

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Suharekë, në prill rriten të hyrat vetanake në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit mujor të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron se këto të hyra kanë shënuar rritje në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti.

Kësisoj shuma totale e të hyrave kap vlerën 177,522.68 euro ku më së shumti të hyra janë inkasuar nga tatimi në pronë, gjithsej 102,800.75 euro.

MuajiTotal të hyra
Janar 2021156,789.60 euro
Shkurt 2021104,337.36 euro
Mars 2021124,704.14 euro
Prill 2021177,522.68 euro

Kujtojmë se edhe i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë të ditur se ka rënie në të hyrat vetanake si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.