Suharekë, mbi 55 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID

30.10.2021

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill […]

Suharekë, mbi 55 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 55,082 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 558 mijë e 528 vaksina.

Ndërkaq, 838 mijë e 150 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 720 mijë e 378 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.