Suharekë, ky është i arrestuari i tretë që përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë me falsifikim dokumentesh

21.07.2022

Dy të dyshuar që u kapën në flagrancë më 12 korrik tentuan shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë prej një milion euro me dokuemente të falsifikuara, ndërkaq Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar lidhur me këtë rast. Me datën e lartëcekur ishin arrestuar Haljim Isufi […]

Suharekë, ky është i arrestuari i tretë që përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë me falsifikim dokumentesh Foto: Ilustrim

Dy të dyshuar që u kapën në flagrancë më 12 korrik tentuan shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë prej një milion euro me dokuemente të falsifikuara, ndërkaq Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar lidhur me këtë rast.

Me datën e lartëcekur ishin arrestuar Haljim Isufi 43-vjeçar dhe Snezana Milisavljeviç 51-vjeçare

“Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura”, thuhej në njoftimin e Policisë të bërë më 12 korrik.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në vazhdën e hetimeve ka siguruar dëshmi shtesë se edhe një person është i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje me dy personat e tjerë të arrestuar me herët, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, dhe me këtë rast dje me datë 20.07.2022, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë me iniciale (S.K,) i cili pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e datës 20 korrik të Policisë së Kosovës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i arrestuari i tretë është Seydi Kalo, 58-vjeçar, i cili bashkë me të dyshuarit e tjerë po hetohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet për arrestimin e personit të katërt po vazhdojnë.