Suharekë, këta janë dy të arrestuarit për falsifikim dokumentesh, planifikonin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë prej 1 milion €

13.07.2022

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më datë 04.07.2022, kishte siguruar informata relevante lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur […]

Suharekë, këta janë dy të arrestuarit për falsifikim dokumentesh, planifikonin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë prej 1 milion € Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më datë 04.07.2022, kishte siguruar informata relevante lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave prej 10 hektarëve në zonën kadastrale në Komunën e Suharekës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy personat që u dërguan në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim dokumentesh’ janë Haljim Isufi 45-vjeçar dhe Snezana Milisavljeviç 51-vjeçare.

“Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që këtyre dy personave t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.