Suharekë, hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë në Gjimnaz dhe Shkollat Profesionale

28.06.2022

Këtë konkurs, DKA e ka shpallur duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, Ligjin për Arsim dhe aftësim profesional nr.04L-138 dhe bazuar në Kushtet dhe kriteret e regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të në Gjimnaze dhe Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), të caktuara nga MASHTI. Kushtet […]

Suharekë, hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë në Gjimnaz dhe Shkollat Profesionale Foto: Ilustrim

Këtë konkurs, DKA e ka shpallur duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, Ligjin për Arsim dhe aftësim profesional nr.04L-138 dhe bazuar në Kushtet dhe kriteret e regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të në Gjimnaze dhe Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), të caktuara nga MASHTI.

Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe IAAP në vitin shkollor 2022/223, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe se nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e 9-të jashtë Kosovës, obligohen që ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHTI dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnazhe dhe IAAP, duhet të paraqesin këto dokumente:

– Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron);
– Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe;
– Ekstraktin e lindjes.

Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve

Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe IAAP, për vitin shkollor 2022/2023, bëhet me datën 27,28 dhe 29 qershor 2022, në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohe, duke filluar nga ora 8:00 deri në 16:00.

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 30.06.2022.

Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 01.07.2022.

Nxënësit i pakënaqur me rezultatin e publikuar, ka të drejtë ankese brenda dy ditë pune, nga koha e shpalljes së rezultateve. Ankesa parashtrohet në drejtorinë e shkollës. Ankesat në shkallën e dytë bëhen në DKA brenda dy ditë pune, pas pranimit të përgjigjes nga shkolla.

Kriteret për regjistrim

Nxënësit për regjistrim në klasën e 10-të duhet t’i plotësojë këto kritere:

– Suksesi nga shkollimi i obliguar (40%) 40 pikë;
– Suksesi nga lëndët prioritare në test (20%) 20 pikë;
– Numri i pikëve nga testi (40%) 40 pikë.

KONKURSI-PER-REGJISTRIM-TE-KLASAVE-TE-DHJETA-NE-GJIMNAZ-DHE-IAAP