Suharekë, goditi të miturin me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, e pandehura del para gjykatës

14.12.2021

Prokurori Musli Gashi, i dëmtuari S.E, dhe përfaqësuesja ligjore e tij Besire Tërshani nuk e kanë kundërshtuar këtë propozim. Andaj, gjyqtari Lavdim Bajraktari ka aprovuar propozimin dhe ka obliguar ndërmjetësuesin që brenda afatit 90 ditor të përfundoj procedurën e ndërmjetësimit dhe për suksesin ose mossuksesin e saj, ta njoftoj gjykatën. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren […]

Suharekë, goditi të miturin me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, e pandehura del para gjykatës Foto: Ilustrim

Prokurori Musli Gashi, i dëmtuari S.E, dhe përfaqësuesja ligjore e tij Besire Tërshani nuk e kanë kundërshtuar këtë propozim.

Andaj, gjyqtari Lavdim Bajraktari ka aprovuar propozimin dhe ka obliguar ndërmjetësuesin që brenda afatit 90 ditor të përfundoj procedurën e ndërmjetësimit dhe për suksesin ose mossuksesin e saj, ta njoftoj gjykatën.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës L.S, sipas së cilës, më 5 mars 2020, në orët e mëngjesit, në parkingun e shkollës “Destan Bajraktari”, si ngasëse e veturës nuk i ofron ndihmë personit të lënduar me atë automjet.

E njëjta ka vepruar në kundërshtim me nenin 41 paragrafi 1 i Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që derisa e pandehura po lëvizte me automjetin e tipit “WV Golf”, kur arrin në vendin kritik, nga pakujdesia, me pjesën e përparme të automjetit, e godet këmbësorin- të dëmtuarin S.E, i cili në atë moment ishte duke lëvizur në këmbë.

E akuzuara largohet nga vend i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këto veprime, po akuzohet e ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduarnë fatkeqësimë e trafikur publik” nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi