Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

30.04.2024

Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurës M.G, e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfimruar Marcel Lekaj, zëdhënësi për media i kësaj gjykate.

“Gjyqtari i procedurës Qemail Suka, me datë 30 prill 2024, ka marrë AKTVENDIM, është aprovuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par 9 (nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ) lidhur me par. 6 ( nëse vepra penale kryhet nga pakujdesia) dhe 1 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.