Suharekë: Dështon seanca për vjedhjen e 300 litrave naftë nga eskavatori i kompanisë “Bechtel Enka”

11.08.2021

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, H.B dhe N.S, ka bërë që të dështoj seanca e shqyrtimit fillestarë, e paraparë të mbahej të mërkurën. Gjykatësi Qemail Suka tha se sipas fletëkthesës, i akuzuari H.B gjendet në Itali ndërsa i akuzuari N.S ftesën e ka pranuar por nuk është paraqitur dhe mungesën nuk e […]

Suharekë: Dështon seanca për vjedhjen e 300 litrave naftë nga eskavatori i kompanisë “Bechtel Enka” Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, H.B dhe N.S, ka bërë që të dështoj seanca e shqyrtimit fillestarë, e paraparë të mbahej të mërkurën.

Gjykatësi Qemail Suka tha se sipas fletëkthesës, i akuzuari H.B gjendet në Itali ndërsa i akuzuari N.S ftesën e ka pranuar por nuk është paraqitur dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin H.B, gjykatësi Suka tha se urdhërarresti i lëshuar ndaj tij do të mbetet në fuqi, kurse për të akuzuarin N.S, ai tha se do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty, kurse e radhës u caktua më 19 gusht 2021, në ora 11:00.

Ndryshe, bashkë me të akuzuarit e lartpërmendur, për vjedhje të rëndë akuzohet edhe I.E, por ndaj tij, gjykata ka veçuar procedurën penale.

Sipas aktakuzës H.B, N.S dhe I.E po akuzohen se më 21 nëntor 2011 në fshatin Sllapuzhan të Komunës së Suharekës, në vendin ku po i kryente punimet rrugore e dëmtuara Kompania “Bechtel Enka”, të pandehurit në bashkëkryerje marrin pasurinë e huaj të luajtshme të të dëmtuarës, ku në bazë të marrëveshjes paraprake mes tyre, gjatë errësirës, i afrohen eskavatorit të markës “4 Pila” e heqin kapakun e rezervuarit të naftës dhe me anë të një gypi marrin rreth 300 litra naftë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Siç thuhet në aktakuzë, me këto veprim, të dëmtuarës i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 350 euro./BetimipërDrejtësi/