Grabiten para, orë dhe stoli ari në Prishtinë – policia raporton për vjedhje të rëndë në një shtëpi
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë.
Sipas raportit zyrtar, një person ka bërë të ditur se gjatë kohës kur në shtëpinë e tij nuk ka qenë askush, janë marrë shuma të mëdha parash, orë të vlefshme dhe stoli ari.
Ngjarja ka ndodhur të premten, ndërmjet orës 18:00 dhe 21:15. Policia ka cilësuar rastin si vjedhje të rëndë dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
“Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës, kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, dhe nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.
Autoritetet kanë apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë policinë në rast të veprimeve të dyshimta në lagjet e tyre.