Suharekë, caktohet eksperti aktuar, ku paditësit kërkojnë shumën 43 mijë € për kompensimin e dëmit

03.12.2021

Këtë vendim e ka marr gjyqtari Shaban Zeqiraj, me kërkesën e të autorizuarit të paditësve, avokatit Arbër Istrefi. Sipas gjykatës, i njëjti ka për detyrë që ta vlerësoj rentën mujore për ushqimin e humbur për paditësit A.B dhe të miturin A.B. Ekspert i kësaj çështje është caktuar eksperti aktuar Aziz Berisha nga Prishtina, i cili […]

Suharekë, caktohet eksperti aktuar, ku paditësit kërkojnë shumën 43 mijë € për kompensimin e dëmit Foto: Ilustrim

Këtë vendim e ka marr gjyqtari Shaban Zeqiraj, me kërkesën e të autorizuarit të paditësve, avokatit Arbër Istrefi.

Sipas gjykatës, i njëjti ka për detyrë që ta vlerësoj rentën mujore për ushqimin e humbur për paditësit A.B dhe të miturin A.B.

Ekspert i kësaj çështje është caktuar eksperti aktuar Aziz Berisha nga Prishtina, i cili është i obliguar që brenda 3 ditëve ta marr lëndën në gjykatë dhe ta hartoj ekspertizën.

Në seancë nga pala e paditur, Kompania e Sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria”, nuk ka qenë i pranishëm askush.

Ndryshe, sipas padisë, paditësit A.B – bashkëshortja e të ndjerit B.B dhe A.B, i biri i tij, nga e paditura Kompania e Sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria”, kanë kërkuar që për shkak të vdekjes së babait- bashkëshortit në aksident trafiku, për dhimbjet shpirtërore t’ia kompensojë shumën 40 mijë euro, shpenzimet për ngritjen e përmendores dhe ato të varrimit shumën prej 3 mijë euro si dhe për rentën mujore të ushqimisë, shumën mujore 400 euro.

Më 5 tetor 2019, në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, është shkaktuar aksidenti i komunikacionit, në të cilin tani i ndjeri B.B ka pësuar lëndime të rënda trupore ku edhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. /BetimipërDrejtësi