Suharekë, asnjë fletëvotim i pavlefshëm dhe i zbrazët nga diaspora për zgjedhjet për kryetar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat. Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në këto rezultatet janë përfshirë edhe votat e diasporës, ku Komuna e Suharekës prin për nga numri i këtyre votave të mërgimtarëve.
Ku ditë më parë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një pergjigje për SuharekaOnline ka bërë të ditur se nga votat e diasporës për Komunën e Suharekës janë aprovuar 1280 fletëvotime.
SuharekaOnline ka siguruar statistika për të gjitha pakot e votave të diasporës për Suharekën, statistika këto sa i përket fletëvotimeve, të pavlefshme, fletëvotime të zbrazëta, totali i fletëvotimeve të vlefshme.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se asnjë fletëvotim nuk ka qenë i zbrazët apo i pavlefshëm për Komunën e Suharekës.
Suharekë | Fletëvotime të zbrazëta | Fletëvotime të pavlefshme | Totali i fletëvotimeve të vlefshme | Total |
BM124/007 | / | / | 172 | 180 |
BM124/006 | / | / | 116 | 120 |
BM124/004 | / | / | 181 | 183 |
BM124/005 | / | / | 173 | 184 |
BM124/001 | / | / | 198 | 205 |
BM124/003 | / | / | 199 | 209 |
BM124/002 | / | / | 187 | 198 |