Suharekë, anulohet konkursi për asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në disa shkolla

18.07.2022

DKA-Suharekë kishte hapur konkursin për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Sadri Duhla” në Duhël, SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq dhe në SHFMU “Migjeni” në Gjinoc. Ndërkaq, nga DKA-Suharekës përmes një njoftimi është bërë e ditur se ky konkurs tashmë është anuluar. Sipas Drejtorisë […]

Suharekë, anulohet konkursi për asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në disa shkolla Foto: Ilustrim

DKA-Suharekë kishte hapur konkursin për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Sadri Duhla” në Duhël, SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq dhe në SHFMU “Migjeni” në Gjinoc.

Ndërkaq, nga DKA-Suharekës përmes një njoftimi është bërë e ditur se ky konkurs tashmë është anuluar.

Sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit anulimi i konkursit për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore është bërë për shkak se nuk janë plotësuar kushtetet e konkursit dhe në mungesë të numrit të aplikuesve.

Njoftim-anulim-konkursi-per-AFNV-2-2