Suhareka vazhdon të jetë në top 10-she për nga dozat e administruara të vaksinës anti-COVID

04.12.2021

Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill kur […]

Suhareka vazhdon të jetë në top 10-she për nga dozat e administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 57,373 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 621 mijë e 804 vaksina.

Ndërkaq, 857 mijë e 361 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 764 mijë e 443 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.