Suhareka renditet e dhjeta në Kosovë për numrin më të madh të kurorëzimeve

25.09.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për kurorëzimet dhe shkurorëzimet e muajit korrik të vitit 2025.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat në të cilat bëhet e ditur numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për të gjithë komunat e Kosovës, ku figurojnë edhe ato të Komunës së Suharekës.

Nga të dhënat e ASK që përcjellë SuharekaOnline figuron se gjatë muajit korrik të këtij viti në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar gjithsej 41 çifte, numër ky i cili e rendit Suharekën në vendin 10 nga 38 komuna për numrin më të madh të çifteve të kurorëzuara.

Ndërsa, në po të njëjtin muaj, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 4 shkurorëzime, numër ky i cili e rendit Suharekën në vendin e 15 nga gjithsej 38 komuna.

Në Kosovë gjatë muajit korrik të vitit 2025 janë kurorëzuar gjithsej 1,236 çifte dhe janë shkurorëzuar 177 të tjerë.

Numri më i madh i kurorëzimeve për këtë muaj u regjistrua në Prishtinë (116 çifte), ndërsa i shkurorëzimeve në Prizren (22).