Subvencionimi i të infektuarve me COVID-19 në Suharekë, Muharremaj tregon 2 arsyet se përse nuk ka filluar ende

30.04.2021

Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur 23 dhjetor, 2020 pikë e rendit të ditës ishte edhe ndarja e mjeteve për personat e prekur nga COVID-19. Fillimisht ky ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, ku në emër të tyre asambleisti, Jeton Rrakaqi në seancën e atëhershme kishte propozuar […]

Subvencionimi i të infektuarve me COVID-19 në Suharekë, Muharremaj tregon 2 arsyet se përse nuk ka filluar ende

Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur 23 dhjetor, 2020 pikë e rendit të ditës ishte edhe ndarja e mjeteve për personat e prekur nga COVID-19.

Fillimisht ky ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, ku në emër të tyre asambleisti, Jeton Rrakaqi në seancën e atëhershme kishte propozuar që secilit qytetar të prekur nga COVID-19 ti ndahen nga 50€.

Ndërsa në bashkëpunim me qeverisjen aktuale kjo shumë është rritur në 100€ për secilin qytetar që është prekur nga COVID-19 që nga data 14 mars e deri më sot, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu asamblea ka vendosur që për secilën familje që ka pasur të vdekur nga COVID-19 si ndihmë ti ndahen nga 200€.

Ndërsa, në Seancën e Asamblesë Komunale, e katër me radhë për këtë vit, asambleisti i pavarur, Dukagjin Palushi e ka pyetur Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj se përse nuk ka filluar edne subvencionimi i personave të prekur nga COVID-19 dhe familjeve që kanë regjistruar viktima nga ky virus.

Muharremaj në përgjigjjen e tij ndër tjerash ka thënë se njëra nga dy arsyet është se të hyrat vetanake kanë ndikuar dhe se Ministria e Financave nuk ka dhënë ende sinjal që të bëhet alokimi i këtyre mjeteve, të cilat i përkasin Komunës së Suharekës e që bartën nga një vit në tjetrin, por që nuk janë grante.

Ndërsa arsye tjetër Muharremaj ka thënë se janë edhe dëmet nga vërshimet ato të cilat kanë ndikuar që këto mjete të mos ndahen ende, duke cekur se mjetet e Fondit Emergjent po shfrytëzohen për rregullimin e disa nga dëmve.

Etiketat

Ofertat e fundit