Sopija fshati me numrin më të madh të banorëve, lë pas Bllacën, Mushtishtin e Studençanin

27.09.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e banorëve të Komunës së Suharekës.

Sopija fshati me numrin më të madh të banorëve, lë pas Bllacën, Mushtishtin e Studençanin Foto: Ilustrim

Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline figuron se në Komunën e Suharekës janë gjithsej 45.749 banorë prej tyre, 22.716 janë meshkuj dhe 23.033 femra.

Poashtu, bëhet e ditur se nga 45.749 banorë në Komunën e Suharekës 45.188 janë shqiptar, 14 serb, 10 boshnjak, 4 turk, 126 rom, 389 ashkali, 7 egjiptian, 11 janë të tjerë.

Nga të dhënat e ASK të cilat i ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se 9.896 qytetar jetojnë në zonën urbane (4.952 meshkuj, 4.944 femra), ndërsa 35.853 në ato rurale (17.764 meshkuj, 18.089 femra).

Sa u përketë numrit të banorëve nëpër fshatrat e Komunës së Suharekës, sipas të dhënave të ASK, fshati Sopijë ka 2.561 banor, numër ky i cili e vendos këtë fshat të parin në komunë, duke lënë pas fshatin Bllacë me 2.537 banor, Studençanin me 2.486 banor, Mushtishtin me 2.512, Greikocin me 2.261 banor dhe Samadrexhën me 2.021 banor.

Ndërsa, fshati me më së paku banor të regjistruar është Çadrak me vetëm 62 banor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More