Sllapuzhani përkujton ditën e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani e Vebih Jahaj
Në fshatin Sllapuzhan, pranë laipdarit të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani dhe Vebih Jahaj dhe martirëve të këtij fshati, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh e po ashtu fjalë rasti kanë mbajtur Afrim Sylaj, kryetar i OVL-së nga ky fshat, nënkryetarja e Komunës së Suharekës. Po ashtu në këtë ditë ku u përkujtuan […]
Në fshatin Sllapuzhan, pranë laipdarit të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani dhe Vebih Jahaj dhe martirëve të këtij fshati, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh e po ashtu fjalë rasti kanë mbajtur Afrim Sylaj, kryetar i OVL-së nga ky fshat, nënkryetarja e Komunës së Suharekës.
Po ashtu në këtë ditë ku u përkujtuan dëshmorët e fshatit Sllapuzhan, fjalë rasti kanë mbajtur edhe nga shoqatat e dalura nga lufta, ku ka folur kryetari i shoqatës së veteranëve, Destan Zekolli për veprën heroike të dëshmorëve.
Pastaj agjenda ka vazhduar te varri i dëshmorit Vehbi Jahaj në Sllapuzhan e duke vazhduar te Parku i Dëshmorëve në Suharekë e për të vazhduar në ora 14:00, në Gallushë te vendi i rënies së heroit të Kosovës Xhavit Sylaj.