Situata me zjarre në Suharekë, 4 zjarrfikës të rinjë do të jenë shtesë për 3 muaj
Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë. Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha. Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme. Ndërsa sot kryetari i Komunës së Suharekës, […]
Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë.
Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha.
Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme.
Ndërsa sot kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë mobilizuar për situatën aktuale me menaxhimin e zjarreve.
Muharremaj ka bërë të ditur se drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare.
Gjithashtu, kryetari i Suharekës ka njoftuar se tashmë katër zjarrfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për tre muaj.
Ndërsa nga 50 euro shtesë do të jetë pagesa për tre muajt e ardhshëm, për zjarrfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.