Situata me COVID-19, një rast aktiv në Suharekë, 186 në tërë Kosovën

17.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]

Situata me COVID-19, një rast aktiv në Suharekë, 186 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 67 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.174 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 186, prej tyre një në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,610 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (5), Prishtinë (4), Gjilan (2), Deçan (2), Obiliq (1), Prizren (1).

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (43), Mitrovicë (5), Podujevë (4), Gjakovë (2), Gllogoc (2), Vushtrri (2), Malishevë (2), Ferizaj (2), Lipjan (1), Skenderaj (1), Fushë Kosovë (1), Prizren (1), Deçan.