Shqetësuese, dyfishohen rastet e dhunës në familje në Suharekë

11.02.2020

Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën, duke mos lënë pas dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare.  Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një […]

Shqetësuese, dyfishohen rastet e dhunës në familje në Suharekë Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën, duke mos lënë pas dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare. 

Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare, e që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.

Sa i takon dhunës në familje, gjatë vitit 2019 në Suharekë në kuadër të Qendrës për Punë Sociale janë raportuar 15 raste që janë 6 raste më shumë se në vitin 2018, ku nga këto raste për shkak të peshës së dhunës në familje, për një kohë 7 raste janë strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe të Fëmijëve në Prizren.

Me angazhimin e QPS’së dhe me familjet e tyre, pas nje kohe ato janë integruar në familje, dhe vetëm 1 rast me dy fëmijë akoma qëndron në strehimore. Dy raste të cilat kanë qenë të strehuara një kohë në strehimore, më nuk janë kthyer në familjen e bashkëshortit, pasi me ndërmjetësimin e QGSF ato kanë bërë zgjidhje, kanë gjetur banesë, janë punësuar.

Disa raste të kësaj kategorie percillen për tretmanin e mëtutjeshëm nga ana e menaxherëve të këtyre lëndëve.

Kësaj kategori i kushtohet rëndësi tejet e madhe dhe ku menjëherë pas informimit, ndodh që shpesh edhe gjatë orëve të natës dhe pas orarit të punës apo diteve të vikendit angazhimi i Qendrës për Punës Sociale së bashku me Policinë e Kosovës dhe me institucionet tjera që merren me kete kategori të mos mungojë.

VITI 2018VITI 2019
Dhuna në familje ndaj grave815
Dhuna në familje ndaj të miturve10