Shpallen rezultatet, rreth 53% e nxënësve të Suharekës e kaluan Testin e Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të 12-ta në gjithë Kosovën. Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ku këtë vit, rezultati i kalueshmërisë në test është 68.43%. Ndërsa në një prononcim për SuharekaOnline, […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të 12-ta në gjithë Kosovën.
Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ku këtë vit, rezultati i kalueshmërisë në test është 68.43%.
Ndërsa në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka theksuar se në tërë komunën rreth 53% e nxënësve e kanë kaluar Testin e Maturës.
Sipas Bajselmanit 88,6% e maturantëve të Gjimnazit “Jeta e Re” e kaluan këtë test, 35.7% Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” dhe 32% Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.
Po ashtu drejtori i Arsimit në Suharekë ka bërë të ditur se të dhënat janë në përpunim e sipër.
Ndryshe në njoftimin e MASHTI-t thuhet se: “Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 për qind. Prej këtij rezultati, 68.36 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 për qind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke”.
Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.
MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.
MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.