Shkolla e Sallagrazhdës, Nishorit dhe Semetishtit pranojnë laptop dhe projektor nga KFOR-i Italian
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “GJ.K Skenderbeu” në Sallagrazhdë gjatë ditës së enjte ka pranuar një donacion. SHFMU “GJ.K Skenderberu” në Sallagrazhdë sot gjatë ditës së enjte ka pranuar një donacion nga KFOR-i Italian, ku ka pranuar disa laptop dhe projektor, raporton SuharekaOnline. Në pranimin e donacionit përveç Drejtorit të Arsimit në Suharekë, Remzi […]
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “GJ.K Skenderbeu” në Sallagrazhdë gjatë ditës së enjte ka pranuar një donacion.
SHFMU “GJ.K Skenderberu” në Sallagrazhdë sot gjatë ditës së enjte ka pranuar një donacion nga KFOR-i Italian, ku ka pranuar disa laptop dhe projektor, raporton SuharekaOnline.
Në pranimin e donacionit përveç Drejtorit të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmanit i pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Arsimit në Suharekë Remzi Bajselmani ka thënë se ky donacion është mjaft i vlefshëm për shkollën, ku ka treguar se edhe dy shkolla të tjera të Komunës së Suharekës kanë pranuar nga një të tillë.
Bajselmani ka thënë se ish KFOR-i Austriak ka pasur qëllim që të ndihmoj kryesisht tri shkolla, ku ndarja është bërë në bazë të numrit të nxënësve, ku tha se numri më i madh i nxënësve është në fshatin Sallagrazhdë andaj edhe është zhvilluar ceremonia.
Shkollat përfituese të donacionit i cili përfshin 3 laptop dhe 10 projektor, janë SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht dhe SHMFU “GJ.K Skenderbeu” në Sallagrazhdë ka përfituar 4 laptop dhe 10 projektor.
Bajselmani për SuharekaOnline ka thënë se në vazhdimësi ka kërkesa nga drejtorët e shkollave të komunës për dixhitalizim.
Poashtu, ai ka theksuar se Komuna e Suharekës së bashku me Ministrinë e Arsimit këtë vit kanë një projekt për furnizimin e të gjitha klasëve të shkollave të komunës me nga një laptop dhe projektor.