Shirokë, një qytetari i gjendet dhe sekuestrohet një armë me mbi 160 fishek

13.09.2021

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në stacionin policor në Suharekë. 11:58 Me datë 12 shtator 2021, në zonën industriale në Shirokë-Suharekë, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa të huaja për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit në ulësen e pasme të automjetit policia gjeti një armë të tipit pistoletë të modelit MOD92, […]

Shirokë, një qytetari i gjendet dhe sekuestrohet një armë me mbi 160 fishek Foto: Ilustrim

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

11:58 Me datë 12 shtator 2021, në zonën industriale në Shirokë-Suharekë, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa të huaja për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit në ulësen e pasme të automjetit policia gjeti një armë të tipit pistoletë të modelit MOD92, KIMAR të kalibrit 9 mm.

Përveç posedimit të armës i dyshimti ishte në posedim të municionit më gjithsej 164 fishek të kalibrit 9 mm. Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshimti H.K i lindur në vitin 1996. Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaj me drejtues, të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një revole me gas dhe 164 fishek.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaj me drejtues, të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një revole me gas dhe 164 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, bënë të ditur PK-ja.