SHFMU “Destan Bajraktari” shkëlqen në Festivalin e Aktrimit të Rinisë në Tiranë – fiton dy çmime të dyta
Më datë 07 dhjetor 2025, SHFMU “Destan Bajraktari” ka përfaqësuar me sukses komunën në Festivalin e Aktrimit të Rinisë “Internacional Shqiptare”, edicioni i 9-të, i cili u mbajt në Liceun Artistik “Tonin Harapi” në Tiranë.
Foto: Ilustrim
Festivali me titull “Festivali Aktrimit Jehon – Rinia Shqiptare Triumfon” mblodhi të rinj nga trojet shqiptare, ndërsa shkolla “Destan Bajraktari” u vlerësua posaçërisht nga juria profesionale e përbërë nga Prof. Xhevat Limani dhe Prof. Shaqir Bejta.
Pas performancës së suksesshme, shkolla u nderua me dy çmime të dyta:
- Çmimi i dytë për interpretimin më të bukur teatral
- Çmimi i dytë për pjesën teatrale “Fjalët që nuk u shuan”, e cila u përgatit nga nxënësit nën udhëheqjen e mësimdhënëses së gjuhës shqipe, Hava Berisha




Këto arritje theksojnë talentin, punën dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit të shkollës, duke e vendosur SHFMU “Destan Bajraktari” në mesin e shkollave më të dalluara në fushën e aktrimit dhe artit skenik për të rinj.
Shkolla ka shprehur krenarinë e saj për suksesin e nxënësve, duke deklaruar:
“Krenar gjithmonë me punën dhe talentin e nxënësve tanë! Urime dhe suksese gjithmonë!”
Ky rezultat është një motivim i madh për nxënësit dhe një dëshmi e qartë se talenti i rinisë suharekase vazhdon të shkëlqejë edhe në skenat ndërkombëtare.