“Sheshi i Qytetit” në Suharekë do të jetë i hapur për automjete deri në përfundimin e unazave

14.10.2020

Kanë kaluar gjithsej 200 ditë pune që nga fillimi i punimeve në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka bërë të ditur se punimet në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë pritet të përfundojnë para festave të fundvitit. Tutje Muharremaj ka treguar lidhur me atë se nëse do të […]

“Sheshi i Qytetit” në Suharekë do të jetë i hapur për automjete deri në përfundimin e unazave Foto: Ilustrim

Kanë kaluar gjithsej 200 ditë pune që nga fillimi i punimeve në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka bërë të ditur se punimet në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë pritet të përfundojnë para festave të fundvitit.

Tutje Muharremaj ka treguar lidhur me atë se nëse do të ketë rrugë për kalimin e automjeteve nëpër shesh.

Muharremaj ka thënë se sheshi do të jetë i hapur për kalimin e automjeteve derisa të përfundojnë punimet në dy unazat e qytetit dhe pas kësaj në debat me qytetarë dhe në asamblenë komunale do të vendoset nëse do të jetë i hapur apo i mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Ndër tjera i pari i Suharekës ka thënë se “Sheshi i Qytetit” në Suharekë është duke u punuar me guri natyral dekorativ autoktonë e jo me kubëza e materiale tjera.