Shembët një shtëpi e vjetër në Sopijë nga erërat e forta
Që nga orët e para të së shtunës kishin filluar reshjet e shiut thuajse në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës. Reshjet e shiut nuk ndaleshin, por edhe më rrezik u bë kur filluan erërat e forta, gjë që në disa komuna ka shkaktuar edhe dëme të mëdha. Fatmirësisht në Komunën […]
Që nga orët e para të së shtunës kishin filluar reshjet e shiut thuajse në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës.
Reshjet e shiut nuk ndaleshin, por edhe më rrezik u bë kur filluan erërat e forta, gjë që në disa komuna ka shkaktuar edhe dëme të mëdha.
Fatmirësisht në Komunën e Suharekës nuk u deklaruan shumë dëme të konsiderueshme nga reshjet e shiut dhe erërave, marrë parasysh që viteve të kaluara kishte goxha dëme si shkak i vërshimeve.
SuharekaOnline nga burimet mëson se si pasojë e erërave të forta e reshjeve të shiut një shtëpi është shembur në fshatin Sopijë të Suharekës.
Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se shtëpia është e braktisur, ishte e banuar nga serbët.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga shembja e shtëpisë së braktisur.