Shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi kërkon ndryshimin e vendit dhe bustit të heroit Fadil Vata

30.04.2021

Shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi në mbledhjen e asamblesë komunale ka kërkuar nga kuvendi dhe ekzekutivi që të ndaj mjete financiare për ndryshimin e vendit dhe të bustit të Heroit të kombit Fadil Vata. “Në parim nuk flas për dëshmorët e aq më pak në forume politike, sepse mendoj se nderimi më i […]

Shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi kërkon ndryshimin e vendit dhe bustit të heroit Fadil Vata Foto: Ilustrim

Shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi në mbledhjen e asamblesë komunale ka kërkuar nga kuvendi dhe ekzekutivi që të ndaj mjete financiare për ndryshimin e vendit dhe të bustit të Heroit të kombit Fadil Vata.

“Në parim nuk flas për dëshmorët e aq më pak në forume politike, sepse mendoj se nderimi më i mirë për sakrificën e tyre është që veprimtaria jonë në institucione publike të jetë e pastër si loti, gjë të cilën unë jam i përkushtuar ta bëjë çdo dit.

Si nip dëshmori nuk më takon të flas por të punoj në pajtushmëri me idealet e dëshmorëve, por meqë sot kemi një kërkesë nga grupi i asambleistëve të Pdk-së që gjimnazi ” Jeta e Re” të emërtohet me emrin e heroit Fadil Vata, kërkesë të cilën unë e përshëndes dhe respektoj, por që duhet të procedohet sipas ligjit.

Po ashtu unë vlerësoj edhe emertimin aktual të gjimnazit ” Jeta e Re”, sepse shumë gjenerata atdhetaresh kanë dalur nga kjo shkollë duke përfshirë edhe heroin Fadil Vata.

Në këtë kuadër unë i propozoi kuvendit dhe ekzekutivit të ndryshoj vendin e bustit të Fadil Vata në shesh aty ku vendoset pisha zakonisht për fundvit dhe të bëhet një bust tjetër në përmasa më të mëdha.

Ju lutem nuk dua të kritikoj askënd, por busti aty ku është aktualisht dhe në përmasat që është nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme” ka thënë Bytyqi.