Shaqir Palushi ndihmon Qendrën Handikos në Suharekë me 2,000.00€

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, ka ndihmuar sot Qendrën Handikos në Suharekë me ndihmë financiare prej 2,000.00€.

Palushi këtë ndihmë e ka dedikuar me qëllim të krijimit të kushteve për shërbime cilësore për këtë kategori.

Stafi i kësaj qendre përmes një njoftimi ka falënderuar z.Palushi si për ndihmën ndaj tyre poashtu edhe për shumë kategori të tjera të shoqërisë.

“Stafi i Qendrës së rehabilitimit për persona me të veqanta Handikos Suharekë dëshiron që publikisht të falenderojë pronarin e kompanisë “Frutex Golden Eagle” z. Shaqir Palushi për ndihmën që po ofron për shumë segmente të caktuara sociale në shoqërinë tonë. Në këtë mes z. Palushi si edhe herave të tjera sot ka ndihmuar Qendrën Handikos me 2,000.00€ me qëllim të krijimit të kushteve për shëbime sa më cilësore për këtë kategori të popullatës. Kjo tregon përkushtimin e tij për këtë kategori shoqërore duke shprehur humanizmin e tij , për çka i jemi shumë mirënjohës” thuhet në njoftimin e Handikos.

RAPORTO