Shaqir Palushi falënderon të gjithë kontribuuesit pas suksesit të Karnevalit Golden Eagle
28.06.2026
Pas përfundimit të Karnevalit Golden Eagle, pronari i FRUTEX, Shaqir Palushi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e ngjarjes së madhe në Suharekë.
Në një postim publik, Palushi falënderoi Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencës, shërbimet e mirëmbajtjes, artistët dhe grupet artistike, mediat, ekipin e Frutex, si dhe qytetarët që ishin pjesë e këtij organizimi.
Ai theksoi rëndësinë e përkrahjes së qytetarëve të Suharekës, Kosovës dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet, duke i cilësuar ata si pjesën më të rëndësishme të suksesit të këtij aktiviteti.
“Faleminderit dhe mbi të gjitha, faleminderit qytetarëve të Suharekës, të Kosovës dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet”, ka shkruar Palushi.
