Frutex shënon rekord të ri: 24 eksporte brenda një dite drejt tregjeve ndërkombëtare

28.04.2026

Kompania Frutex ka arritur një sukses të ri të rëndësishëm, duke realizuar plot 24 eksporte brenda një dite drejt disa prej tregjeve kryesore ndërkombëtare.

Dërgesat janë nisur drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë dhe Sllovakisë.

Produktet kryesore të kompanisë, si Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, po vazhdojnë të rrisin prezencën dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet globale.

Ky zhvillim konfirmon rritjen e vazhdueshme të Frutex dhe forcimin e pozitës së saj si një nga eksportuesit më të suksesshëm në rajon.