Savrovë: Sulmojnë fizikisht një mashkull, arrestohen dy të dyshuar

29.09.2020

Policia ka njoftuar se të dielën në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 23:30 është raportuar për një sulm fizik. Në Stacionin Policor në Suharekë të dielën rreth orës 23:30 është raportuar për një sulm fizik në të cilin janë përfshirë tre meshkuj, rasti ka ndodhur në fshatin Savrovë. Sipas njoftimit të policisë thuhet se […]

Savrovë: Sulmojnë fizikisht një mashkull, arrestohen dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se të dielën në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 23:30 është raportuar për një sulm fizik.

Në Stacionin Policor në Suharekë të dielën rreth orës 23:30 është raportuar për një sulm fizik në të cilin janë përfshirë tre meshkuj, rasti ka ndodhur në fshatin Savrovë.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se dy të dyshuar e kanë sulmuar viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse tjetri në procedurë të rregullt është liruar.