Samadrexha, fshati i cili për 15 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19

16.04.2021

Rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, e kishte detyruar Qeverinë e Kosovës që në fundjavën e parë të muajit prill të marrë masa të reja anti-COVID. Pavarësisht masave, numri i të infektuarve ka qenë mjaft i lartë, ku çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar qindra të infektuar, […]

Samadrexha, fshati i cili për 15 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, e kishte detyruar Qeverinë e Kosovës që në fundjavën e parë të muajit prill të marrë masa të reja anti-COVID.

Pavarësisht masave, numri i të infektuarve ka qenë mjaft i lartë, ku çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar qindra të infektuar, poashtu gjatë këtyre ditëve shqetësues ka qenë edhe numri i viktimave.

Numër i madh i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre 15 ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në të cilat figuron se përgjatë këtyre ditëve në këtë komunë janë identifikuar 93 raste pozitive me COVID-19.

Ndër të tjera, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.

Në cilin vendbanim të Komunës së Suharekës u konfirmuan më së shumti raste pozitive me COVID-19?

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se gjatë 15 ditëve të para të muajit prill, në qytetin e Suharekës janë identifikuar 33 të infektuar me COVID-19, ku menjëher pas qytetit, me 6 raste pozitive renditet fshati i Samadrexhës.

Poashtu pas këtij fshati, me nga 5 raste pozitive me COVID-19 renditen edhe fshatrat: Mushtisht, Greikoc dhe Bllacë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, në fshatrat si: Duhël, Reçan, Krushicë e Epërme, Sllapuzhan dhe Studençan gjatë këtyre 15 ditëve janë identifikuar vetëm nga një rast pozitiv me COVID-19.

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin dhe vendbanimin e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

VendbanimetNr. i rasteve pozitive
Suharekë33
Samadrexhë 6
Bllacë5
Mushtisht5
Greikoc5
Gjinoc4
Gelancë4
Sopijë4
Vraniq4
Nëpërbisht3
Nishor3
Shirokë2
Reshtan2
Semetisht2
Sallagrazhdë2
Leshan2
Peqan2
Duhël1
Reçan1
Sllapuzhan1
Krushicë e Epërme1
Studençan1
TOTAL93