Salih Zyba ka filluar të kursej para, kjo është pasuria e tij

08.08.2020

Në pasurinë e tij të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2018, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Suhareka, Salih Zyba, ka deklaruar shtëpinë e tij, truall, tokë pune. Gjithsejt pasuria që ka deklaruar Zyba kapë vlerën prej 243,100 €. Salih Zyba ka deklaruar shtëpi prej 108 m2/ në vlerë prej 30,000 €, truall 18 […]

Salih Zyba ka filluar të kursej para, kjo është pasuria e tij Foto: Salih Zyba

Në pasurinë e tij të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2018, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Suhareka, Salih Zyba, ka deklaruar shtëpinë e tij, truall, tokë pune.

Gjithsejt pasuria që ka deklaruar Zyba kapë vlerën prej 243,100 €.

Salih Zyba ka deklaruar shtëpi prej 108 m2/ në vlerë prej 30,000 €, truall 18 ari truall – 54,000 €, 98 ari tokë pune – 120,000 € dhe mal 115 ari -35,000€.

Gjithashtu në formular Zyba ka deklaruar se ka veturë të blerë në vitin 2011 në vlerë prej 4050 € që është blerë nga kursimet familjare, shkruan SuharekaOnline.

Nga të hyrat vjetore nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Zyba ka deklaruar shumën prej 20,611.50 €.

Për dallim nga viti paraprak ku Zyba kishte deklaruar 7.93€ si para të kursyera në bankë, në deklarimin e këtij viti ai ka shkruar se në bankë ka 1,367.98 €.