Sa para mori secili nga 4 deputetët e Suharekës në vitin e parë të pandemisë

20.04.2021

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm. Më të goditurit rezulton të jenë punëtorët e sektorit privat, ku shumë prej […]

Sa para mori secili nga 4 deputetët e Suharekës në vitin e parë të pandemisë Foto: Ilustrim

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm.

Më të goditurit rezulton të jenë punëtorët e sektorit privat, ku shumë prej tyre si rezultat i masave dhe situatës së krijuar ose kanë humbur vendin e punës ose edhe nuk janë paguar.

Punëtorët e sektorit publik kanë qenë të vetmit të cilët pavarësisht situatës janë paguar prej buxhetit të Kosovës, sektor të cilit i përkasin dhe janë paguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nga raporti vjetor i vitit të kaluar i siguruar nga Koha rezulton që katër deputetët e legjislaturës së shtatë nga Komuna e Suharekës, Enver Hoxhaj-PDK, Ardian Shala-LDK, Albena Reshitaj-AAK dhe Salih Zyba-LVV gjatë vitit të parë në përballje me pandeminë (2020) kanë marrë gjithsej 96,969.77 € në total.

Nga katërshja e lartpërmendur figuron se më së shumti para ka marr deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj 26,341.06 €, e pasuar nga deputeti i LDK-së, Ardian Shala 25,073.57 €, i treti renditet deputeti i LVV-së, Salih Zyba 24,624.80 dhe i katërti Enver Hoxhaj i PDK-së, në total 20,930.34 €.