Sa biznese u hapën dhe sa u shuan gjatë 3 muajve të fundit në Suharekë?!

30.10.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2020. Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 2 593 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2  2020) ka rritje për 27.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë […]

Sa biznese u hapën dhe sa u shuan gjatë 3 muajve të fundit në Suharekë?! Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2020.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 2 593 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2  2020) ka rritje për 27.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019) ka rritje për 8.9% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas ASK-së në Komunën e Suharekës në tre mujorin e tretë të këtij viti (2020) janë regjistruar 49 ndërmarrje, prej tyre 19 ndërmarrje individuale dhe 30 jo-individuale, shkruan SuharekaOnline.

Nga 49 ndërmarrje prej tyre 10 janë bujqësi, pylltari dhe peshkatari, 7 prodhuese, 7 ndërtimtari, 10 tregëti me shumicë dhe pakicë, 1 transport dhe ruajtje, 1 akomodim dhe aktivitete të shërbimeve në ushqim, 2 infromacion dhe komunikim, 3 aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 1 aktivitete administrative dhe mbështetëse, 2 shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale, 2 art, zbavitje dhe rekreacion dhe 3 aktivitete të shërbimeve të tjera.

Ndërsa në periudhën e njejtë janë shuar 11 ndërmarrje të Komunës së Suharekës, ku prej tyre 2 ishin prodhuese, 2 tregëti me shumicë dhe pakicë, 3 infromacion dhe komunikim, 1 aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 1 aktivitete administrative dhe mbështetëse, 1 shëndetësi njerëzore dhe 1 aktivitete të shërbimeve të tjera./SuharekaOnline/