Shefi i TI’së në ASK: Deri dje kanë përfunduar mbi 7 mijë intervista në terren

08.04.2024

Shefi i TI’së, Burim Limolli, tha se deri dje kanë përfunduar 7643 intervista në terren.

Shefi i TI’së në ASK: Deri dje kanë përfunduar mbi 7 mijë intervista në terren Foto: Ilustrim

“Deri më tani i kemi 7643 intervista në terren që kanë përfundu. Ky raport është nxjerrë për ditën e djeshme.”

Ai prezantoi edhe një tabelë për pjesëmarrjen sipas përkatësisë etnike.

“Sa i përket pjesëmarrjes së etniteteve, kemi të gjitha etnitetet në territor të Kosovës që janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se kjo tabelë është gjeneruar dje nga sistemi.