Caktohet gjyqtarët për dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

02.04.2024

Tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen nesër (e mërkurë).

Caktohet gjyqtarët për dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Faza gjysmëfinale në Kupën e Kosovës zhvillohet me ndeshjet vajtje-ardhje për dallim nga fazat e kaluara, ku u luajt vetëm nga një ndeshje dhe fituesi kaloi tutje.

Në këtë fazë kanë mbetur katër skuadra, ku do të luhen dy derbi. I pari lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, ndërsa i dyti mes rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Dritës.

Në objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), gjatë ditës së sotme (e martë) është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve dhe tani dihen emrat e tyre.

Ndeshja e parë mes Suharekës dhe Ballkanit do të gjykohet nga Alban Shala si kryesor me ndihmës Arbnor Bullatovci dhe Besnik Morina, ndërsa Valon Bajgora i katërt. Visar Kastrati do të jetë në VAR së bashku me Edmond Zeqirin.