Rrokulliset vetura tek “Qafa e Duhlës”, një person i lënduar

16.01.2022

Vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset. Këtë e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës rajoni i Prizrenit. “Në lokacionin e quajtur “Qafa e Duhles” ka ndodhur një vetaksident. Vozitësi e ka humbur kontrollin, e ka goditur një breg dhe është rrokullisur. Një […]

Rrokulliset vetura tek “Qafa e Duhlës”, një person i lënduar Foto: Ilustrim

Vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.

Këtë e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës rajoni i Prizrenit.

“Në lokacionin e quajtur “Qafa e Duhles” ka ndodhur një vetaksident. Vozitësi e ka humbur kontrollin, e ka goditur një breg dhe është rrokullisur. Një femër pasagjere ka marrë lëndime të lehta. Pas trajtimit në Qendren Emergjente në Suharekë, është liruar në shtëpi”.