Rritet numri i veteranëve në Suharekë, mbi 1.600 persona përfitojnë pagë nga shteti

12.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për veteranët e luftës, raporton SuharekaOnline. Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit maj 2023 në Kosovë janë regjistruar 36.826 persona të cilët kanë përfituar nga kjo […]

Rritet numri i veteranëve në Suharekë, mbi 1.600 persona përfitojnë pagë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për veteranët e luftës, raporton SuharekaOnline.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit maj 2023 në Kosovë janë regjistruar 36.826 persona të cilët kanë përfituar nga kjo skemë.

Ndërsa, për periudhë të njëjtë kohore në Komunën e Suharekës janë regjistruar 1.637 persona të cilët kanë përfituar nga skema për veteranët e luftës.

Duke analizuar të dhënat e ASK-së rezulton se numri i personave që përfitojnë nga kjo kategori nga muaji janar deri në mars ka shënuar rritje.

Muaji/VitiNumri i përfituesve nga skema për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës
Janar/20231.631
Shkurt/20231.636
Mars/20231.637