Rishfaqet ariu i murrmë në Topliqan të Suharekës

20.11.2020

Shfaqja e arinjëve nëpër fshatrat e Suharekës tashmë nuk është temë për tu habitur. Vitin e kaluar tre arinjë të murrmë kishin zbarkuar në Gjinoc, saktësisht më datën 1 shtator 2019, më pastaj një i tillë në tetor ishte parë edhe në fshatin Popolan. Këtë vit një i tillë është parë edhe në shtator tek […]

Rishfaqet ariu i murrmë në Topliqan të Suharekës Foto: Ilustrim

Shfaqja e arinjëve nëpër fshatrat e Suharekës tashmë nuk është temë për tu habitur.

Vitin e kaluar tre arinjë të murrmë kishin zbarkuar në Gjinoc, saktësisht më datën 1 shtator 2019, më pastaj një i tillë në tetor ishte parë edhe në fshatin Popolan.

Këtë vit një i tillë është parë edhe në shtator tek sa truponte rrugën që lidh fshatin Gjinoc – Dubravë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa sonte rreth orës 22:00 një ari i murrmë është parë në Topliqan të Suharekës afër pompës së derivateve “Spahia Petrol”.

Qytetari E.G. që e ka parë dhe e ka fotografuar ka thënë për SuharekaOnline se ariu ishte në rrugën kryesore në urën që gjendet në këtë pjesë duke ecur në drejtim të Suharekës.

Gjithashtu vitin e kaluar një video e disa biçiklistëve nga Suhareka ishte bërë virale në internet, ku ata kishin hasur në disa arinjë, duket se po i njëjti është shfaqur prapë.