Muharremaj njofton për asfaltimin e disa rrugëve në Vraniq dhe Shirokë-Topliqan
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se kanë filluar me asfaltimin e disa rrugëve në disa fshatra të Komunës së Suharekës.
Foto: Ilustrim
Muharremaj bëri me dije se një nga projektet kryesore është asfaltimi i një rruge në fshatin Vraniq, ndërsa po ashtu po realizohet edhe asfaltimi i rrugës Shirokë–Topliqan.
Kryetari theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave.
“Jemi të përkushtuar që çdo projekt i nisur të përfundojë me standarde të larta, duke ofruar kushte më të mira jetese për qytetarët tanë,” tha kryetari Muharremaj.
Punimet infrastrukturore pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.