Rihapet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor

05.04.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka rihapur konkursin për drejtor në shkollën “Bajram Curri” në Nishor. Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/1-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, dhe në […]

Rihapet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka rihapur konkursin për drejtor në shkollën “Bajram Curri” në Nishor.

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/1-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr.151/2020 për Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit dhe të zëvëndës drejtorit në Republikën e Kosovës, Prodecurat e zgjedhjes dhe emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Drejtoria e Arsimit ka rishpallur konkursin p♪r plotësimin e vendimit të lirë të punës për pozitën drejtor/e shkolle në SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, raporton SuharekaOnline.

Në njoftimin e DKA-së thuhet se qëllimi i vendit të punës është menaxhimi, organizimi dhe mbikqyrja e procesit arismor në institucionin edukativo-arsimor.

Poashtu, në njoftim janë të shënuara edhe detyrat e përgjegjësit e drejtorit të shkollës.