Pas tri rihapjeve të konkursit, DKA-Suharekë arrinë të përpiloj listën e ngushtë për drejtor në shkollën e Nishorit

17.07.2023

Pas tri rihapjeve të konkursit për punë në pozitën e drejtorit, për SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, DKA-Suharekë ka arritur të përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve për këtë pozitë. Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka përpiluar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për pozitën e punës drejtor/eshë në SHFMU “Bajram […]

Pas tri rihapjeve të konkursit, DKA-Suharekë arrinë të përpiloj listën e ngushtë për drejtor në shkollën e Nishorit Foto: Ilustrim

Pas tri rihapjeve të konkursit për punë në pozitën e drejtorit, për SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, DKA-Suharekë ka arritur të përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve për këtë pozitë.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka përpiluar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për pozitën e punës drejtor/eshë në SHFMU “Bajram Curri në Nishorë, shkruan SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të DKA-së figuron se lista e ngushtë përbëhet nga dy kandidatë: 1. Lulzim Bytyçi dhe Ilir Kryeziu.

Poashtu, në njoftim bëhet e ditur se intervista me gojë për dy kandidatët do të bëhet me 20 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë thuhet se kandidatët që nuk janë përfshirë në listë kanë të drejtë që brenda 3 ditësh të paraqesin vërejtjet për përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës për drejtor të institucioneve edukativo-arsimore.